Xhafaj nuk heq dorë nga mbikëqyrja parlamentare e institucioneve të pavarura: E kërkon edhe Parlamenti Europian
Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale njohur si komisioni “Xhafaj” diskutoi çuarjen përpara të “Forcimit të Mbikëqyrjes Parlamentare”. Kryetari Fatmir Xhafaj e argumentojë avancimin e punës të këtij komisioni me këtë argument. “Nëse do shohim me vëmendje raportin e paraqitur prej euro deputetëve nga komisioni i jashtëm dhe i ratifikuar në parlament, në disa paragrafë të tij të rëndësishëm, nënvizohet rëndësia e mbikëqyrjes parlamentare. Nënvizon se inkurajon forcimin e kontrollit parlamentar mbi ekzekutivin, rritjen e transparencës dhe konsultimin më domethënës me organizatat e shoqërisë civile, partnerët social dhe institucionet e pavarura”, u shpreh Xhafaj. Ermal Elezi anëtari socialist në këtë komision u shpreh se “një mbikëqyrje efektive kërkon jo vetëm shqyrtimin e raporteve, por edhe formulimin e rekomandimeve konkrete dhe ndjekjen në vijim...
Burimi:
top-channel.tv