Vullnet Sinaj habit në Komision, krahason punën e minatorit me atë të balerinit: Kanë të njëjtën vështirisi! (VIDEO)
vullnet sinaj TIRANË- Në Komisionin për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm është diskutuar për "Statusin e Minatorit", një projektligj i propozuar nga deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku. Gjatë diskutimeve mes palëve, deputeti socialist, Vullnet Sinaj, doli haptas kundër këtij projektligji, duke shprehur se minatorët nuk mund të kërkojnë status të veçantë. Madje, në fjalën e tij, socialisti e krahasoi punën e minatorit me atë të balerinit. Sipas Sinajt, në këtë frymë mund të kërkojnë status të veçantë edhe balerinët pasi edhe ata kanë punë të vështirë. “Që mos të kemi statuse të veçanta për secilin sektor, se mund të ngrihet nesër edhe këta të baletit të kërkojnë edhe këta status për punën e tyre, se edhe ata vështirësi kanë atje, lodhen dhe...
Burimi:
zeri.ai