Vuçiç dhe Rama në Abu Dhabi/ Noka: SHBA dhe Perëndimi ia kanë mbyllur derën vëllezërve sorosistë

Vuçiç dhe Rama në Abu Dhabi/ Noka: SHBA dhe Perëndimi ia kanë mbyllur derën vëllezërve sorosistë

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka publikuar në Facebook postimet e kryeministrit Edi Rama dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç, të cilët ndodhen pikërisht në të njëjtën ditë në Abu Dhabi. ‘SHBA dhe Perëndimi mbarë ia kanë mbyllur derën vëllezërve sorosistë Vučić e Rama’, shkruan Noka në Facebook. Postimi i plotë: SHBA dhe Perëndimi mbarë ia kanë mbyllur derën vëllezërve sorosistë Vučić e Rama. Tani ku t'u dalë, kërkojnë ndihmë e lobim tek arabët