Vrasja e Khameneit, Berisha: Lajm i mirë për njerëzit e lirë në mbarë botën
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar në rrjetet sociale pas raportimeve për vrasjen e diktatorit iranian, Ayatollah Khamenei, nga një bombardim i aviacionit amerikano-izraelit. Në deklaratën e PD-së, Berisha e cilëson këtë ngjarje si një lajm të mirë jo vetëm për popullin iranian, por edhe për të gjithë njerëzit e lirë në botë. Ai shpreh shpresën se pas eliminimit të Khameneit dhe zyrtarëve të tjerë të regjimit teokratik, populli iranian do të mund të fitojë më në fund lirinë që i është mohuar për dekada. Deklarata e plotë: Lajmet tashmë nga shumë burime konfirmojnë vrasjen e diktatorit mizor të Teheranit, Ayatollah Khamenei nga bombardimi i bunkerit të tij nga aviacioni Amerikano-Izraelit. Ky është një lajm i mirë jo vetëm për kombin iranian, por...
Burimi:
javanews.al