Vrasja e 38-vjeçarit në Gjakovë, vetëdorëzohet autori! I plagosur mbeti edhe vëllai i viktimës

Vrasja e 38-vjeçarit në Gjakovë, vetëdorëzohet autori! I plagosur mbeti edhe vëllai i viktimës

I dyshuari për vrasjen e regjistruar në orët e para të mëngjesit të së hënës në Gjakovë është vetëdorëzuar në polici. Lajmin e konfirmuar drejtori i Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta. Sipas raportimeve të mediave në Kosovë, viktima dhe autori ishin shokë dhe ngjarja ka ndodhur në ambientet e një lokali pas një konflikti rreth orës 05:30 në rrugën “Vëllezërit Frashëri”. Nga kjo ngjarje është plagosur edhe vëllai i viktimës, rreth moshës 29 vjeç. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj ka bërë me dije se në vendin e ngjarjes janë sekuestruar prova materiale, përfshirë disa gëzhoja dhe një armë e ftohtë. “Atë që mund ta ndajmë tani, në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja të armës së zjarrit, po ashtu është...