Votimi pro marrëveshjes për Bordin e Paqes, reagon Spiropali: U konfirmua pesha e re e Shqipërisë në arkitekturën ndërkombëtare
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ditën e sotme me 110 vota Pro Projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së pranimit të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryeministri Edi Rama, në Kartën e Bordit të Paqes. Ministra për Europën dhe Punët e Jashtë, Elisa Spiropali është shprehur se ky projektligj i miratuar është një hap domethënës që forcon zërin e Shqipërisë në skenën globale si një aleat dhe faktor për paqe, siguri e stabilitet. “Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 110 vota Pro Projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së pranimit të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryeministri Edi Rama, në Kartën e Bordit të Paqes”. Kuvendi konfirmoi vizionin dhe peshën e re të Shqipërisë në arkitekturën ndërkombetare, si një aleat dhe faktor për paqe, siguri e stabilitet. Një hap...
Burimi:
top-channel.tv