Votimi për krijimin e ‘Vlora Invest’ dhe parking me pagesë/ PD Vlorë, Meminaj: Tjetërsohen pronat e qytetarëve!

Votimi për krijimin e ‘Vlora Invest’ dhe parking me pagesë/ PD Vlorë, Meminaj: Tjetërsohen pronat e qytetarëve!

Partia Demokratike, Dega Vlorë ka reaguar ashpër pas miratimit të 22 projektvendimeve nga Këshilli Bashkiak me forcën e kartonëve në Këshill nga mazhoranca. Në një deklaratë për mediat, anëtari i PD Vlorë, Romario Meminaj, e cilësoi mbledhjen e Këshillit Bashkiak të paligjshëm dhe në shkelje të ligjit, sikurse mungesë e plotë ndaj vlonjateve. Siapas tij, projektvendimi për vendosjen e pagesës së parkimeve në 20 rrugët kryesore të qytetit dhe në 3 sheshe,  përbën një barrë të rëndë fiskale për qytetarët dhe bizneset, duke rënduar ekonominë lokale. Gjithashtu kritik ishte për krijimin e kompanisë ‘Vlora Invest’, që sipas PD Vlorë, mbart dyshime për keqpërdorim dhe do të shërbejë si mekanizëm për tjetërsimin e pronave publike dhe private në qytet. Deklaratë e Romario Meminaj, avokat dhe anëtar...