Votimi i marrëveshjes 302 milionë dollarëshe, PD bojkoton seancën e orës 15:00
Partia Demokratike ka njoftuar zyrtarisht se nuk do të marrë pjesë në seancën plenare të orës 15:00, ku pritet të votohet marrëveshja e huasë prej 302 milionë dollarësh me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për financimin e pajisjeve ushtarake. Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, deklaroi se opozita është në parim pro marrëveshjes, por kundërshton mënyrën e ndjekur nga mazhoranca për miratimin e saj me procedurë të përshpejtuar, pa u dhënë deputetëve mundësinë për t’u njohur me përmbajtjen e dokumentit. Sipas Bardhit, praktika e vendosur nga kryetari i Kuvendit, ku deputetët duhet të njihen me tekstin e marrëveshjes vetëm përmes një leximi në grup brenda ambienteve të Kuvendit, është në kundërshtim me statusin kushtetues të deputetit. “Praktika e vendosur nga Kryetari i Kuvendit,...
Burimi:
javanews.al