Votimet në Këshillin Mbikëqyrës të BSH-së, PS voton ish-deputetin e PD Selami Xhepa. Socialistëve u rrjedhin 3 vota për kandidaturën e Holta Zaçajt
Parlamenti ka votuar katër nga pesë propozimet e ardhura për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, duke shtyrë votimin për një nga kandidatët. Me votim të fshehtë është votuar kandidatura e ish-deputetit të PD-së, Selami Xhepa si anëtar i këtij Këshilli me 74 vota pro dhe 16 kundër.Ndonëse votimi ka qenë i fshehtë, numrat janë thuajse të njëjtë me ato të votimeve të hapura të zhvilluara gjatë seancës, çka nënkupton se deputetët e PD-së, nuk e kanë votuar emrin e ish-këshilltarit të Berishës. Ish-kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj ka marrë 72 vota pro, 1 abstenim dhe 19 kundër. Edhe në këtë votim, socialistëve duket se u kanë rrjedhur 3 vota, pasi në votimet e hapura të projektligjeve kishin 75 deputetë në Parlament. Votimi është...
Burimi:
top-channel.tv