Votëbesohen në Kuvend 7 ndryshimet në Qeveri, ja votat e ministrave PRO dhe KUNDËR

Votëbesohen në Kuvend 7 ndryshimet në Qeveri, ja votat e ministrave PRO dhe KUNDËR

Seanca plenare në Kuvendi i Shqipërisë është shoqëruar me tensione, pasi deputetët e opozitës bllokuan foltoren me argumentin se nuk u ishte dhënë fjala. Ndërkohë, mazhoranca propozoi ndryshimin e rendit të ditës për të përfshirë dekretet e presidentit Bajram Begaj për ndryshimet në qeveri. Ndryshimi i rendit të ditës u miratua me 83 vota pro nga deputetët e shumicës, ndërsa opozita vijoi të qëndrojë në foltore në shenjë proteste. Mes kaosit, në seancën e sotme u votua edhe për ministrat e rinj, pasi një ditë më parë presidenti Begaj dekretoi 7 ndryshime në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Shkarkimi i ministrave Belinda Balluku 85 vota Elisa Spiropali 83 vota Pirro Vengu  81 vota Albana Koçiu 83 vota Besfort Lamallari 83 vota Toni Gogu...