Vokshi nga Strasburgu: Mosraportimi i Shqipërisë për Kartën Sociale, shkelje e rëndë demokratike

Vokshi nga Strasburgu: Mosraportimi i Shqipërisë për Kartën Sociale, shkelje e rëndë demokratike

Deputetja e PD, njëkohësisht dhe zv.presidentja e EPP Women, Albana Vokshi, gjatë fjalës së saj në emër të Grupit të PPE në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, theksoi se të drejtat sociale janë shtyllë e demokracive të qëndrueshme. Vokshi ngriti shqetësimin e fortë për dështimin e tre shteteve, përfshirë Shqipërinë, për të paraqitur raport mbi zbatimin e Kartës Sociale Evropiane. Ajo theksoi se kjo përbën shkelje të Kartës dhe nuk është një mungesë teknike, por një dështim serioz i llogaridhënies demokratike. Sipas Vokshit, mos-raportimi minon besueshmërinë e gjithë sistemit të mbrojtjes së të drejtave sociale dhe tregon se qytetarët nuk po dëgjohen, duke cenuar drejtpërdrejt besimin te institucionet. Fjala e plotë: I nderuar Kryetar, kolegë, Së pari, dëshiroj ta përgëzoj raportuesin për këtë raport,...