Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
“Vlora- Vlora, bëja fora, bjeri moj të lumtë dora!”/ Protesta e banorëve për ujin, Blushi: Babëzia e Edi Ramës dhe…
Pas protestës së dhjetëra qytetarëve të Vlorës për mungesën e ujit të pijshëm, ka reaguar sekretari i Partisë së Lirisë dhe deputeti Tedi Blushi, duke dënuar situatën si një emergjencë jetësore të krijuar nga korrupsioni. Blushi thekson se katër ditë pa ujë në qytet nuk janë vetëm shkelje e një të drejte bazë, por edhe një akt kriminal, i shkaktuar nga babëzia dhe korrupsioni i pushtetit lokal dhe qendror. Ai fton qytetarët të ngrihen dhe të bashkohen kundër padrejtësisë, duke theksuar se zëri i Vlorës po dëgjohet në të gjithë Shqipërinë.