‘Vjedhja blen mandate’/ Ndërprerja e fondeve nga BE, Kalaja: Europianët të shikojnë se ku po shkojnë paratë…
Brukseli ka vendosur t’i ndërpresë fondet Shqipërisë, një veprim drastik që vjen si reagim ndaj dyshimeve për një cikël të mbyllur korrupsioni, ku paratë e abuzuara shërbejnë për të blerë mandate dhe për të ruajtur pushtetin. Kjo tezë u shtjellua gjatë një debati televiziv nga ekspertët e ftuar, të cilët analizuan vendimin e paprecedentë të Bashkimit Europian për të bllokuar fondet e IPARD, ato për axhendën dixhitale, si dhe për të hetuar fondet e SASPAK. Sipas avokates Adriana Kalaja, situata aktuale është produkt i një logjike qeverisëse të kultivuar prej vitesh. “Kjo qeveri ka parë që sa më shumë të abuzojë me fondet dhe sa më shumë të vjedhë, aq më shumë rriten skandalet, por paralelisht aq më shumë rriten edhe numrat e mandateve që...
Burimi:
syri.net