Vizita zyrtare në Vatikan, kryeministri Rama pritet nga Papa Leoni XIV në Pallatin Apostolik

Vizita zyrtare në Vatikan, kryeministri Rama pritet nga Papa Leoni XIV në Pallatin Apostolik

Papa Leoni XIV priti këtë të enjte kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama. Takimi ndërmjet Papës dhe Edi Ramës u zhvillua në Pallatin Apostolik në Vatikan. Më pas u mbajtën bisedime në Sekretarinë e Shtetit të Vatikanit, ku ndër temat ishin situata në Ballkan dhe rruga drejt integrimit të plotë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. “Në bisedimet e përzemërta – thuhet në një njoftim të Zyrës së Shtypit të Selisë së Shenjtë – u vu në dukje marrëdhënia e mirë ekzistuese ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Republikës së Shqipërisë dhe u trajtuan tema me interes të përbashkët që lidhen me marrëdhëniet ndërmjet bashkësisë kishtare dhe asaj civile”. Ndër temat në qendër të bisedimeve – vijon njoftimi – ishin edhe çështjet kryesore rajonale, “përfshirë situatën...