Vizita në Vatikan/ Kryeministri Rama pritet nga Papa Leone XIV, homazhe në varrin e Papa Françeskut (VIDEO)
edi rama, linda dhe zaho-papa leone ITALI- Kryeministri Edi Rama është pritur këtë të enjte nga Papa Leone XIV në Pallatin Apostolik, në kuadër të vizitës që po zhvillon në Vatikan, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda dhe djali i tyre, Zaho. Mediat vendase kanë pasqyruar takimin, ku siç shkruan VatikanNeës, pas takimit me Papën, kreu i qeverisë shqiptare është takuar me Sekretariatin e Shtetit me Kardinalin Pietro Parolin dhe Imzon Paul Richard Gallagher, Sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare. "Gjatë diskutimeve të përzemërta", thuhet në një deklaratë nga Zyra e Shtypit e Selisë së Shenjtë, "u theksuan marrëdhëniet e mira që ekzistojnë midis Selisë së Shenjtë dhe Republikës së Shqipërisë dhe u trajtuan çështje me interes të ndërsjellë që lidhen me marrëdhëniet midis...
Burimi:
zeri.ai