Vizita në Kosovë/ Kryeministri Rama takohet nga presidentja Osmabiu

Vizita në Kosovë/ Kryeministri Rama takohet nga presidentja Osmabiu

edi rama-vjosa osmani-albin kurti KOSOVË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbërritur paraditen e kësaj të hëne për një vizitë pune në Kosovë, një ditë para 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Kreu i qeverisë shqiptare është pritur nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. osmani pret ramen ne presidence Pas takimit me Osmanin, Rama mori pjesë në promovimin e librit "Kur heshtja flet" nga Ahmet Shala, që i kushtohet gjykimit në Hagë për krime lufte kundër ish-krerëve të UÇK-së dhe padrejtësive që thotë se ata janë përballur gjatë procesit 5-vjeçar. Rreth orës 15:00, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është pritur me ceremoni zyrtare nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i sapokonfirmuar në detyrë.  Policia e Kosovës gjithashtu ka dalë me një njoftim me një plan masash për të...