Vizita në Izrael, Rama takim ‘kokë më kokë’ me Netanyahun, fjalim historik në Knesset
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvillon sot në Jerusalem një takim “kokë më kokë” me homologun e tij izraelit, Benjamin Netanyahu, në kuadër të vizitës zyrtare në Izrael me rastin e Konferencës Ndërkombëtare për Luftën kundër Antisemitizmit, që mbahet më 27 janar. Takimi mes dy kryeministrave pritet të përqendrohet në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Izraelit, bashkëpunimin politik dhe institucional, si dhe çështje të interesit të përbashkët në nivel rajonal dhe ndërkombëtar. Pas bisedimeve dypalëshe, Rama dhe Netanyahu do të kryesojnë edhe një takim mes delegacioneve përkatëse, ndërsa në përfundim është parashikuar një deklaratë e përbashkët për shtyp. Kryeministri Rama ndodhet në Izrael i shoqëruar nga delegacioni shqiptar dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama. Paralelisht me takimet zyrtare, znj. Rama do të zhvillojë...
Burimi:
javanews.al