Vizita në Izrael/ Rama: Shqipëria u vendos në piedestalin e respektit, vijojmë bashkëpunimin
Kryeministri Edi Rama u shpreh sot mbi vizitën e tij zyrtare në Izrael, në nisje të episodit të ri të podcast-it të tij “Flasim”. Rama tha se gjatë kësaj vizitë mbizotëroi një vlerësim i madh për Shqipërinë, në një kujtesë për rolin historik në ndihmën e hebrenjve. Sipas kryeministrit, takimet e shumta në Izrael i hapin rrugën një sërë hapave të reja në bashkëpunimin mes dy vendeve. Këtë javë isha në Izrael, i ftuar nderi në seancën plenare të Parlamentit të Izraelit, Knesset, një nder që bëhet rrallë dhe që mbart një peshë të jashtëzakonshme politike dhe historike, në këndvështrimin e ligjvënësve të atij vendi.Në Jeruzalem, ishte Shqipëria që u vendos në piedestalin e respektit dhe përtej emocionit të madh personal, akoma edhe më i...
Burimi:
kohajone.com