Vizita e Ivanka Trump, zbulohet menuja e darkës me Ramën dhe detaje nga takimi në Vlorë

Vizita e Ivanka Trump, zbulohet menuja e darkës me Ramën dhe detaje nga takimi në Vlorë

Ivanka Trump, vajza e Presidentit amerikan Donald Trump, darkoi mbrëmjen e së mërkurës (21 janar) me kryeministrin Edi Rama dhe një grup arkitektësh në Orikum të Vlorës, ndërsa është bërë me dije edhe një pjesë e menusë së përzgjedhur. Osctriche, oktapod, karkalec viola e scampi, peshk i egër Kerr, ishin disa nga pjatat e përzgjedhura gjatë darkës në një restorant në Orikum. Në fokus të takimit ishin investimet e mundshme strategjike në qytetin bregdetar të jugut. Ditën e dytë të qëndrimit në Vlorë, vajza e presidentit Donald Trump dhe grupi i arkitektëve vendas e të huaj e shfrytëzuan për disa vizita në qytet dhe në zonat përreth tij. Mëngjesi nisi në vijën bregdetare të zonës së Ujit të Ftohtë, nën masa të rrepta sigurie. Më pas ajo...