Vizita e Ivanka Trump rindez konfliktin e pronësisë për Zvërnecin

Vizita e Ivanka Trump rindez konfliktin e pronësisë për Zvërnecin

Ivanka Trump Përgjatë dy ditëve të vrenjtura më 21 dhe 22 janar, zona piktoreske e Zvërnecit buzë lagunës së Nartës në Vlorë u kthye në tokën e Ivanka Trump – vajzës së presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Fshati u rrethua nga forca të shumta policie, ndërkohë që Trump e shoqëruar nga një grup i madh arkitektësh dhe biznesmenësh, u filmuan teksa lëviznin me një eskortë makinash të larta nëpër zonë. Ivanka Trump vizitoi dy herë gjatë qëndrimit manastirin e vjetër të Shën Mërisë në ishullin e Zvërnecit, ku bëri foto dhe ndezi qirinj. Ajo u takua gjithashtu disa herë me kryeministrin Edi Rama, me të cilin u filmua edhe gjatë një darke. Por stacioni kryesor ishte plazhi me rërë të bardhë i Porta...