Vizita e ambasadores së SHBA-së, Rama: Çështje që kanë të bëjnë me energjinë, figurë e ngushtë me Trump

Vizita e ambasadores së SHBA-së, Rama: Çështje që kanë të bëjnë me energjinë, figurë e ngushtë me Trump

TIRANË-Kryeministri Edi Rama i pyetur nga gazetarët gjatë një konference për mediat lidhur me vizitën në Kryeministri të Kimberly Guilfoyle, ambasadores së Shteteve të Bashkuara në Athinë, u shpreh se ajo erdhi në Tiranë për çështje rajonale.  Konkretisht Rama u shpreh se diskutuan për disa çështje të interesit të lartë amerikan në rajon që kanë të bëjnë me energjinë, me bashkëpunimin rajonal, me qasjen ndaj forcave të treta. Kreu i qeverisë theksoi se ambasadorja amerikane në Athinë është një figurë e njohur në politikën amerikane dhe pjesë e rrethit të ngushtë të presidentit të SHBA-ve. Edi Rama: Ajo ka ardhur për të bërë një takim njohjeje, për të diskutuar për disa çështje të interesit të lartë amerikan në rajon që kanë të bëjnë me energjinë, me bashkëpunimin rajonal, me...