“Vitin e Ri do e hamë këtu në shesh si Krishtlindjet”, Lapaj: Do ketë reagim popullor kundër regjimit të Ramës

“Vitin e Ri do e hamë këtu në shesh si Krishtlindjet”, Lapaj: Do ketë reagim popullor kundër regjimit të Ramës

Kryetari i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, thotë se protesta e tij dhe mbështetësve të tij do të vazhdojë edhe në natën e ndërrimit të viteve. “Krishtlindjet i hëngrëm këtu. Nesër Vitin e Ri, besoj, të jemi mirë me shëndet, do ta konsumojmë këtu dhe unë them që do jemi këtu gjatë dhe do rezistojmë për të dhënë një model proteste qëndrese”, tha LapajSipas tij, ky model do të bindë njerëzit të shtohen edhe më shumë në shesh, pas Vitit të Ri. “Ata që thoshin “Ku janë numrat?”, ditën e shtunë besoj e morë një mesazh të qartë. Nuk ishin jashtëzakonisht shumë, po ishin shumë në raport me atë që nisi. Të mbledhësh sot 2000 qytetarë të lirë pa i detyruar, pa i marrë me...