Virusi që kërkon imunitet!
Nga Grigels Muçollari Kur një trup është i shëndetshëm, sistemi imunitar është mburojë. Ai dallon virusin, e izolon dhe i jep kohë organizmit të shërohet. Por kur vetë trupi është i infektuar thellë, kur virusi është përhapur në organet vitale, imuniteti i shtuar artificialisht nuk është më mbrojtje — është pengesë për shërimin. Kjo është metafora e debatit aktual mbi ndryshimin e nenit 242 të Kodit të Procedurës Penale. Propozimi për të pamundësuar pezullimin nga detyra të ministrave dhe funksionarëve të lartë paraqitet si mbrojtje e “ndarjes së pushteteve”. Argumenti është se gjyqësori nuk duhet të ndërhyjë në funksionimin e ekzekutivit. Por nëse ekziston dyshimi për infektim të trupit institucional nga korrupsioni, masa e pezullimit nuk është dënim; është izolim i përkohshëm për të mos...
Burimi:
syri.net