VIDEO/ Xhixho: Çmimet 50% më të larta se në BE, qeveria rrëzoi propozimet që ndihmonin familjet
E ftuar në edicionin e mesditës në SYRI TV, nënkryetarja e Partia e Lirisë, Erisa Xhixho, kritikoi ashpër mungesën e kontrollit parlamentar, duke e cilësuar Kuvendin si “noter të qeverisë”. Ajo theksoi se PL ka propozuar uljen e TVSH-së për produktet e shportës ushqimore nga 20% në 5%, në linjë me vendet e rajonit, si masë të drejtpërdrejtë për uljen e kostos së jetesës. Xhixho tha se projektligji u rrëzua në mënyrë arrogante në komisione dhe në seancë plenare, pavarësisht se çmimet në Shqipëri janë deri 50% më të larta se në BE dhe 40% e buxhetit familjar shkon për ushqime. Sipas saj, kjo ishte një mundësi për qeverinë të mbante premtimin e vitit 2013 për zerimin e TVSH-së mbi produktet bazë, premtim që, sipas...
Burimi:
syri.net