VIDEO/ Vangjeli: Kriza mes ekzekutivit dhe drejtësisë nuk zgjidhet me ndryshime të pjesshme
Analisti Lorenc Vangjeli, i ftuar në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, deklaroi se përplasja mes pushtetit ekzekutiv dhe drejtësisë ka krijuar një krizë institucionale që nuk u sqarua nga Gjykata Kushtetuese. Sipas tij, ndryshimet e pjesshme në Kodin e Procedurës Penale nuk e zgjidhin problemin dhe mund të prodhojnë efekte anësore më të rënda. Në analizën e tij, Vangjeli theksoi se ekziston një dilemë e pazgjidhur mes dy pushteteve, atij ekzekutiv dhe atij të drejtësisë. Ai u shpreh se Gjykata Kushtetuese nuk arriti ta sqarojë plotësisht këtë përplasje dhe se zgjidhjet e pjesshme nuk japin përgjigje të qëndrueshme. Sipas tij, edhe në rast të një ndryshimi të Kodit të Procedurës Penale, situatat aktuale nuk do të preken, pasi kodi nuk ka fuqi prapavepruese. Për...
Burimi:
syri.net