VIDEO/ Takimi mbi 40 minuta, Rama dhe Ivanka Trump largohen së bashku në një automjet! Po Jared Kushner, në Vlorë apo në Davos?
takimi ne vlore: edi rama-ivanka trump VLORË- Kryeministri Edi Rama mbërriti mbrëmjen e sotme nën masa të rrepta sigurie në qytetin bregdetar të Vlorës, ku është takuar me vajzën e Presidentit amerikan, Ivanka Trump. Nuk janë bërë ende publike detaje mbi axhendën gjatë takimit, ndërsa mësohet se kryeministri Rama dhe Ivanka po zhvillojnë një darkë pune. Rama dhe Ivanka, kanë qëndruar prej më shumë se 40 minuta duke konsumuar kafe në një prej restoranteve në Vlorë. Më pas, janë larguar me një makinë drejt Orikumit. Ndërkohë, mësohet se bashkëshorti i Ivanka-s, njëkohësisht dhëndri i Donald Trump, nuk është pjesë e këtij takimi. Burime bëjnë me dije se ai ka qenë në Vlorë për pak orë gjatë paradites, pasi më pas është larguar për në Davos të Zvicrës...
Burimi:
zeri.ai