VIDEO/ Spahia: Dosja ‘Balluku’ dhe 93 mln eurot e Llogarasë, Kuvendi po mbron Ballukun për të mbrojtur Ramën
Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, i ftuar në emisionin ‘Edicioni i Pasdites’ në SYRI TV me moderator Bled Markun, ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë dhe mazhorancës, duke deklaruar se zëvendëskryeministrja Belinda Balluku vijon të mbetet e paprekur pavarësisht, sipas tij, fakteve të dala nga hetimet e prokurorisë për afera madhore korruptive. Spahia u ndal veçanërisht te çështja e tunelit të Llogarasë, për të cilën ai pretendoi se bëhet fjalë për një ‘mega-aferë’ me vlerë të paktën 93 milionë euro, ku, sipas tij, Balluku dhe kryeministri Edi Rama janë të përfshirë drejtpërdrejt. Ai përmendi gjithashtu edhe projektin e Unazës së Tiranës, të ndarë në 14 lote, ku sipas deputetit të PD-së ka abuzime dhe vjedhje të fondeve publike. Sipas Spahiajt, sjellja e Kuvendit...
Burimi:
syri.net