VIDEO/ Skandali me karburantet: Si po ‘vjel’ qytetarët bashkëpunimi mes grosistëve
Edhe pse Shqipëria është një ekonomi e vogël që teorikisht duhet të preket pak nga lëkundjet globale, realiteti tregon të kundërtën. Konfliktet e fundit mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit kanë shërbyer si preteksti perfekt që tregtarët e naftës në Shqipëri të ndryshojnë tabelat e çmimeve brenda natës. Pse çmimet rriten menjëherë? Është e logjikshme që rritja në bursa kërkon kohë të reflektohet, pasi nafta që konsumohet sot është blerë javë më parë. Zinxhiri i furnizimit kalon nga portet e Porto Romanos dhe Petroliferës drejt shumicës e më pas te pikat e pakicës. Sipas ligjit shqiptar që prej vitit 1999, kompanitë detyrohen të mbajnë rezerva sigurie për 90 ditë. Pra, do të duheshin tre muaj që kriza globale të prekte xhepat tanë, por në Shqipëri kjo...
Burimi:
syri.net