VIDEO / Situata në Novoselë, reagon Rama: Të gjitha strukturat në gatishmëri

VIDEO / Situata në Novoselë, reagon Rama: Të gjitha strukturat në gatishmëri

Kryeministri Edi Rama tha në një reagim në rrjetet sociale se situata në Novoselë vijon të jetë në monitorim nga bashkia e Vlorës dhe institucionet e tjera shtetërore. Kujtojmë se atje është vështirësuar situata si pasojë e rritjes së nivelit të ujit nga reshjet e rëna gjatë natës dhe në orët e fundit. “Bashkia e Vlorës, në bashkëpunim me strukturat përgjegjëse të emergjencave civile, Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura, ka angazhuar të gjitha kapacitetet e nevojshme në terren dhe ndodhet në gatishmëri të plotë për të asistuar banorët, si në rast nevoje për evakuim, ashtu edhe për marrjen e masave të duhura për shpëtimin dhe sigurinë e bagëtive”, njoftoi Rama. Ai u bën thirrje banorëve të ndjekin me përpikëri udhëzimet e strukturave...