VIDEO/ Rruga e re në Maliq, çahet tre ditë pas inaugurimit.
Probleme serioze kanë dalë në dritë në aksin rrugor Maliq–Lozhan–Strelcë, vetëm pak ditë pasi ky segment i ri u përurua. Në disa pjesë të rrugës janë shfaqur çarje të thella në trupin e rrugës, ndërsa anësoret kanë pësuar rrëshqitje dherash, duke rrezikuar qarkullimin e mjeteve dhe duke vënë në pikëpyetje qëndrueshmërinë e punimeve. Sipas banorëve dhe drejtuesve të mjeteve, dëmtimet e fundit nuk janë të rastësishme, duke marrë parasysh se vetëm tre ditë më parë ky aks pësoi dëmtime të mëdha në kilometrin e 13, ku u prish barriera mbrojtëse dhe u rrëshqitën dherat në trupin e rrugës. Shfaqja e çarjeve dhe rrëshqitjet e dherave ngritën shqetësime serioze mbi sigurinë e qytetarëve dhe garancinë e punimeve, duke reflektuar probleme të mundshme në projektimin dhe mbikëqyrjen...
Burimi:
syri.net