Video/ “Raporti i qendrës në Finlandë tregon se…”, Igli Hasani ironizon deputeten e PS: Do pyesim ministrin për emrat e banorëve të Pekinit
Gjatë fjalës së saj në Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme të ditës së premte, deputetja e Partisë Socialiste, Marjana Koçeku komentoi rolin e Shqipërisë në marrëdhënie me Iranin. Ndërsa Koçeku fliste për një raport të bërë nga një qendër në Finlandë ku tregonte për luftën dhe kërcënimet hibride, kryetari i komisionit Igli Hasani ka ironizuar fjalimin e deputetes. “Pavarësisht se Shqipëria nuk ka marrëdhënie direkte diplomatike me Iranin, cili mund të jetë kontributi i vendit tonë në raport me përpjekjet ndërkombëtare për uljen e tensioneve dhe zbutjen e këtij konflikti që pasojat i ka në nivel ndërkombëtar dhe dashur pa dashur na prek edhe neve si një vend i vogël i Ballkanit Perëndimor. Duke marrë shkas dhe për të shënjuar më shumë edhe...
Burimi:
top-channel.tv