VIDEO/ Rama sfidon prodhuesin e djathit, ish-futbollisti i kombëtares bëhet blegtor
Në podkastin “Flasim” kryeministri Edi Rama diskutoi me Franci Bakallin, ish-futbollistin e kombëtares që la sportin për tu marrë me blegtori. Franci shpjegoi se si ka nisur puna e tij me prodhimin e djathit, teksa ka qenë një dëmtim i cili e largoi nga sporti. “Franci ka luajtur edhe futboll, nëpër Europë, domethënë i ka gjëmuar topit mbrapa, por tani ka ardhur tek katrori i djathit”, tha Rama. Përfaqësuesi i kompanisë së djathit, ka treguar se si nisi ky biznes fillimisht nga gjyshi dhe më pas u vijua nga babai i tij, e sot nga vetë i riu. “Biznesi im ka filluar nga gjyshi, i cili ishte blegtor, ndërsa babait nuk i pëlqente shumë të shkonte pas bagëtive dhe nisi studimet për kimi. Mbaroi shkollën...
Burimi:
top-channel.tv