VIDEO’/ Prapaskena e ‘Paketës së Maleve’, Spahia: Po përgatitet tjetërsimi i pronave në zonat turistike të Veriut

VIDEO’/ Prapaskena e ‘Paketës së Maleve’, Spahia: Po përgatitet tjetërsimi i pronave në zonat turistike të Veriut

Nisma më e fundit e qeverisë, e quajtur 'Paketa e Maleve', është vënë në shënjestër të kritikave të forta nga opozita, e cila e cilëson atë jo si një projekt zhvillimor, por si një mekanizëm grabitqar për tjetërsimin e pronave. Gjatë bisedës me moderatoren Eneida Ndoci në Edicionin e Pasdites në SYRI TV, deputeti i PD-së Bardh Spahia, ka analizuar krijimin e grupit të përbashkët të punës qeveri-bashki për këtë paketë, vuri në dukje një detaj shqetësues: përzgjedhjen e kryebashkiakëve që aktualisht janë nën hetim nga SPAK, si Benet Beci i Shkodrës dhe Majlinda Bufi e Roskovecit, për të drejtuar këtë proces. 'Dy mjeshtrat e aferave korruptive janë zgjidhja ideale për këtë plan,' ironizoi Spahia, duke shtuar se përfshirja e tyre sinjalizon qëllimet e vërteta...