VIDEO/ Nuri: Cilësimi autokraci elektorale e damkos Shqipërinë, po humbim hapin ndaj BE-së
Juristi Franc Nuri komentoi në edicionin e mbrëmshëm të emisionit ‘Ora 19’ raportin e fundit ndërkombëtar, i cili e klasifikon Shqipërinë dhe demokracinë e saj si një autokraci elektorale. Gjatë bisedës me moderatoren Armela Ferko Nuri u shpreh se, ky nocion e ‘damkos’ Shqipërinë, veçanërisht në një periudhë kur flitet shumë për integrimin europian të Ballkanit Perëndimor. Ai theksoi se vendet si Mali i Zi po ecin drejt standardeve të Bashkimit Europian, ndërsa Shqipëria, sipas tij, po bën hapa pas. Ai shtoi se më parë disa burokratë në Bruksel nuk e kishin parë ose shmangnin këtë realitet, por raportet e fundit dhe rezolutat ndërkombëtare, veçanërisht ato që lidhen me zgjedhjet e 14 majit, kanë ndihmuar në krijimin e një imazhi më të drejtë të Shqipërisë...
Burimi:
syri.net