VIDEO/ Mediu: Shqipëria pa strategji mbrojtje, mos të mbështetet vetëm te NATO. Serbia po provokon në Kosovë
Kryetari i Partisë Republikane dhe deputeti Fatmir Mediu i ftuar në Edicionin ‘Ora 19’ në SYRI TV, ka deklaruar se shqetësimet e Kosovës për sigurinë janë të drejta, por ka nënvizuar se edhe Shqipëria duhet të shprehë shqetësimin e saj, duke theksuar lidhjet historike dhe kombëtare mes dy vendeve. Mediu u shpreh gjatë bisedës me moderatorin Edvin Parruca, se Serbia ka vazhduar provokimet në veri të Kosovës dhe se Shqipëria duhet të marrë masa bashkë me partnerët e NATO-s për të parandaluar çdo agresion të mundshëm. Ai theksoi se aleanca ushtarake mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës nuk ka natyrë agresive dhe nuk kërcënon Serbinë, duke shtuar se NATO-ja është një aleancë mbrojtëse dhe jo agresive. Ai kritikon qeverinë shqiptare për mungesën e një strategjie serioze...
Burimi:
syri.net