Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
VIDEO / “Duam ujë, duam ujë”, disa qytetarë në protestë para Bashkisë Vlorë, të tjerë iu drejtohen burimeve
Një ditë pasi u futën me forcë në ambientet e Teatrit “Petro Marko”, ku po zhvillohej mbrëmja gala për festat e fundvitit dhe pas premtimeve të dhëna një natë më parë se situata do t’i kthehet normalitetit, qytetarët e Vlorës detyruar sërish që mëngjesin e sotëm të mbushin ujë me bidona. Disa prej tyre kanë shkuar të mbushin ujë, dhe disa të tjerë ashtu sikurse paralajmëruan një ditë më parë janë mbledhur për të protestuar jashtë ambienteve të Bashkisë së Vlorës. Burime për mediat bëjnë me dije se protestuesit kanë tentuar që të futen me forcë brenda ambienteve të Bashkisë, teksa kordon janë vendosur efektivët e policisë. Vlora ndodhet në ditën e katërt pa furnizim me ujë të pijshëm. Prej më shumë se 92 orësh,...