VIDEO/ Deputetët e PD nxjerrin nga salla Taulant Ballën, fyeu rëndë deputeten Albana Vokshi
Sherr në sallën e parlamentit të Shqipërisë, pasi drejtuesi i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka fyer rëndë deputeten e PD-së, Albana Vokshi. Incidenti i rëndë ka ndodhur gjatë kohës që Balla po fliste dhe ka lëshuar sulme e duke cenuar rëndë dinjitetin e saj njerëzor. ‘Realisht nuk kishim një numër tuajin që të ju merrnin në telefon dhe të ju thonim çfarë mendoni ju. 0900 se këtë numër kam, për ty Albana padyshim’, kjo ishte fraza që solli fillimisht reagimin e Gazmend Bardhit. Pas kësaj, deputetët shkuan drejt Foltores së Kuvendit, gjë e cila solli edhe ndërhyrjen e menjëhershme të Gardës. ‘Ndyrësirë i pafytyrë, shko thuaja gruas tënde ato. I pafytyrë, i paburrë, je mësuar me ato të partisë tënde’, iu drejtua Bardhi-Ballës...
Burimi:
syri.net