VIDEO/ Delegacioni i PE në Tiranë, Tela: Çështja Balluku kërkon zgjidhje politike, alternativë është dorëheqja
Gazetari Andi Tela, i ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meço në SYRI TV, ka komentuar vizitën në Tiranë të delegacionit të Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian dhe zhvillimet e fundit lidhur me çështjen Balluku. Sipas Telës, delegacioni kishte si fokus kryesor situatën zgjedhore për 11 majin, raportin e OSBE/ODIHR dhe raportin mes mazhorancës dhe qeverisë në Shqipëri. Megjithatë, ai theksoi se zhvillimet e fundit politike, përfshirë çështjen Balluku dhe ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale, u bënë pjesë e rëndësishme e axhendës. Tela u ndal te deklaratat e kryetarit të delegacionit, David McAllister, duke theksuar se mënyra e artikulimit të tij ishte e qartë dhe në përputhje me standardet e Parlamentit Europian. Sipas tij, përfaqësuesit europianë e kanë të pamendueshme...
Burimi:
syri.net