VIDEO/ Bytyçi: Rama rekrutoi Thaçin në përpjekjet për ndarjen e Kosovës

VIDEO/ Bytyçi: Rama rekrutoi Thaçin në përpjekjet për ndarjen e Kosovës

Analisti i çështjeve të Ballkanit, Enver Bytyçi, i ftuar në ‘Edicionin e Pasdites’ në SYRI TV, ka bërë deklarata të forta lidhur me rolin e kryeministrit shqiptar Edi Rama në proceset politike që lidhen me Kosovën dhe ish-presidentin e saj, Hashim Thaçi. Gjatë bisedës me moderatoren, Eneida Ndoci, Bytyçi u shpreh se, Rama ka ndërmjetësuar dhe ushtruar presion ndaj Thaçit për t’u përfshirë në një projekt që synonte ndryshimin e kufijve në Ballkan dhe ndarjen e Kosovës në favor të Serbisë. Ai pretendon se Thaçi, nën ndikimin e Ramës, u angazhua në mënyrë të drejtpërdrejtë në këtë proces, i cili përfshinte edhe bashkëpunim me presidentin serb Aleksandar Vučić. ‘Edi Rama e rekrutoi Hashim Thaçin në çështjen, në përpjekjet e ethshme që u bënë për të...