VIDEO/ Burimi: Rama në krizë, një skenar që mund të mendojë janë zgjedhjet e parakohshme
Gazetari Genc Burimi, i ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, komentoi zhvillimet e fundit politike dhe reagimet e mediave në vend. Burimi kërkoi një reagim më të fortë dhe solidaritet më të madh nga gazetarët me Ambrozia Metën, pas sulmit të fundit të Edi Ramës ndaj saj. Sipas tij, raporti i ardhshëm i Reporterët pa Kufij, që zakonisht publikohet në fund të pranverës, mund të reflektojë edhe këto zhvillime. Në analizën e tij, gazetari foli edhe për situatën politike të kryeministrit Edi Rama, duke thënë se në ditët e fundit ai duket i tensionuar për shkak të zhvillimeve dhe lajmeve që po dalin në publik. Sipas Burimit, nuk përjashtohet mundësia që kryeministri të konsiderojë edhe skenarin e zgjedhjeve të parakohshme...
Burimi:
syri.net