VIDEO/ Berisha: Shqipëria peng i një narkodiktature. Qeveria po paralizon drejtësinë për të mbrojtur korrupsionin
Në një takim me mbështetës në Krujë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi qeverinë se po minon sistemin e drejtësisë për të mbrojtur, sipas tij, aferat korruptive në nivelet më të larta. Ai e cilësoi situatën politike si moment kritik për vendin, duke pretenduar se mazhoranca po përdor ndryshime ligjore dhe mekanizma institucionalë për të shmangur përgjegjësinë dhe për të penguar hetimet. Nga ‘Foltorja;’ në Krujë, Berisha deklaroi se qeveria ka humbur legjitimitetin moral dhe politik për të qeverisur, ndërsa bëri thirrje për mobilizim qytetar, duke theksuar se reagimi i opozitës do të jetë, sipas tij, paqësor dhe në mbrojtje të parimeve demokratike. Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha: Tani që janë kapur, tani që janë kapur, mbi bazën e denoncimeve...
Burimi:
syri.net