VIDEO/ Berisha: Protestat tona ia kanë shpëtuar faqen kombit! Më 20 shkurt do të përmbushim misionin tonë
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u ka bërë thirrje banorëve të Sukthit dhe Durrësit që ti bashkohen protestës së 20 shkurtit. Gjatë fjalës së tij, ai u shpreh se, protesta e Partisë Demokratike dhe opozitës i kanë shpëtuar faqen kombit shqiptar. ‘Në qoftë se ka pasur protesta për t’i shpëtuar faqen këtij kombi, në qoftë se ka pasur protesta ndonjëherë për të mbrojtur dinjitetin e këtij kombi, kanë qenë protestat që ne bëmë javët e fundit. Dhe ua them këtu, janë përcjellë me admirimin dhe dashamirësinë më të madhe, më të jashtëzakonshme. Pra, e drejta është me ne’, theksoi në fjalën e tij, lideri i opozitës Sali Berisha. Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha: Të dashur miq, protestat tuaja gjatë javëve...
Burimi:
syri.net