VIDEO/ Berisha: Prej muajsh mesazhet që vijnë nga SHBA janë kundër karteleve të drogës dhe i drejtohen Ramaduros

VIDEO/ Berisha: Prej muajsh mesazhet që vijnë nga SHBA janë kundër karteleve të drogës dhe i drejtohen Ramaduros

Në bashkëbisedimin me demokratët në Laprakë, kryetari i PD-së, Sali Berisha u bëri thirrje qytetarëve që të dalin në sheshe dhe rrugë, pasi askush nga jashtë nuk do të vijë në Shqipëri që të zgjidhë problemet tona. Berisha tha se, zhvillimet e fundit ndërkombëtare kanë faktuar, sipas tij, lidhjet e qeverisë me krimin e organizuar dhe kartelet e drogës, duke e kthyer Shqipërinë në një problem për Europën dhe më gjerë. ‘Ka tre muaj, katër muaj që çdo mesazh që vjen nga superfuqia numër një e botës, nga Shtetet e Bashkuara, është vetëm për kartelet e drogës. Vetëm për kartelet e drogës. Mesazhe të tilla ka marrë Maduro gjersa e çuan atje ku duhet. Merr presidenti i Kolumbisë, merr Ramaduro i Shqipërisë’, është shprehur Berisha...