VIDEO/ Berisha: Në infrastrukturën dhe punët publike të këtij vendi janë bërë vjedhjet më të paimagjinueshme në 12 vite

VIDEO/ Berisha: Në infrastrukturën dhe punët publike të këtij vendi janë bërë vjedhjet më të paimagjinueshme në 12 vite

Duke folur në takimin e organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës në PD, kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se, nën qeverisjen e Edi Ramës me punët publike të këtij vendi janë bërë vjedhje të paimagjinueshme. ‘Në infrastrukturën dhe punët publike të këtij vendi janë bërë vjedhjet më të paimagjinueshme. Në infrastrukturë dhe punë publike, në 12 vite janë investuar mbi 12 miliardë euro. Po të hidhni sytë se çfarë mbetet, përveç rasave të gurit në sheshin Skënderbej, që Rilindja Urbane të bën të mundur të pjekësh kafen në korrik nga vapa dhe në ndonjë shesh tjetër, infrastruktura dhe Rilindja Urbane janë dëshmia më flagrante e shpërdorimit, vjedhjes absolute të pandodhur ndonjëherë’, u shpreh Berisha. Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha: Zhvillimet e këtyre...