VIDEO/ Berisha: Dhuna ndaj deputetit Bledion Nallbati ishte sulm personal ndaj tij
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po shkon në spitalin e Traumës ku ndodhet deputetit Bledion Nallbati. Duke folur për gazetarët, Berisha u shpreh se, dhuna ndaj deputetit ka qenë sulm personal, pa asnjë shkak. Prononcimi i kreut të PD, Sali Berisha për gazetarët: Po shkoj në spital tani, sepse deputeti Bledi Nallbati është në gjendje jo të mirë. Siç edhe e patë në mënyrë absolute ka qenë një sulm personal ndaj tij, pa asnjë shkak. Banditët kanë shkuar dhe e kanë goditur. Pyetje: Keni të dhëna sa protestues janë lënduar. Sali Berisha: Tani po i mbledhim të dhënat, por tani po shkoj në urgjencë.
Burimi:
syri.net