VIDEO/ Bashkia e lë në harresë, 70-vjeçarja mbetet pa shtëpi 6 vite pas tërmetit
“Si kam vuajtur këto gjashtë vite të tërmetit, mos i harrofsha”, thotë Luljeta Prela, 70 vjeçe, nga fshati Drojë në Kurbin. Banesa e saj u shpall e pabanueshme pas tërmetit të 26 nëntorit 2019. Fillimisht ajo jetoi në çadër, më pas në kontenier së bashku me familjen. Ndërkohë, gjatë kësaj kohe humbi bashkëshortin dhe djemtë emigruan për shkak të kushteve të vështira. Rreth tre vite më parë nisi ndërtimi i shtëpisë së re nga fondet e rindërtimit, por objekti mbeti pa përfunduar. Sipas Luljetës, punimet u ndërprenë para vendosjes së tjegullave, ndërsa djali i saj kishte investuar rreth 1.5–2 milionë lekë për përforcimin e çatisë. Nga ana tjetër, Bashkia Kurbin thotë se vonesat kanë ardhur për shkak të mosmarrëveshjeve mbi cilësinë e materialeve me 70-vjeçaren....
Burimi:
syri.net