VËZHGIMI I TEMA-s: Kushtetuesja dhe Këshilli i Mandateve, dy procese të ndara që po ngatërrohen në rastin Balluku
Ndonëse të mbyllur për 9 orë me radhë, 8 anëtarët e Gjykatës Kushtetuese nuk arritën të marrin një vendim unifikues për ankesën e kryeministrit Rama, duke e rrëzuar si rezultat i ndarjes së votave 4 me 4, gjë që nuk i jep zgjidhje ankesës së tij, por e rrëzon duke e kthyer çështjen në pikën e nisjes pikërisht për shkak të pamundësisë së marrjes së një vendimi shterues. Ky vendim i Gjykatës Kushtetuese, në thelb, nuk ka lidhje dhe është i ndarë nga çështja e imunitetit dhe mandatit, që Prokuroria e Posaçme i ka kërkuar Parlamentit, fill pas vendimit të ndërmjetëm të Gjykatës Kushtetuese, i cili rrëzoi përkohësisht GJKKO-në, deri në marrjen e një vendimi përfundimtar. Pra, nga njëra anë qëndronte vendimmarrja e Gjykatës Kushtetuese...
Burimi:
javanews.al