‘Veriu i lënë në harresë’/ Isuf Çela akuza të forta në kuvend për diskriminim dhe projekte fantazmë

‘Veriu i lënë në harresë’/ Isuf Çela akuza të forta në kuvend për diskriminim dhe projekte fantazmë

Gjatë seancës së sotme plenare të Kuvendit, mbi diskutimin për ratifikimin e marrëveshjeve të programit IPA me Kosovën dhe Malin e Zi, deputeti i PD-së, Isuf Çela ka hedhur akuza të rënda ndaj qeverisë, duke e cilësuar atë si përgjegjëse për një “diskriminim politik” dhe braktisje të qëllimshme të veriut të Shqipërisë. Çela theksoi se bashkitë e Tropojës, Hasit dhe Kukësit, ndonëse zona strategjike kufitare, prej më shumë se një dekade janë lënë jashtë hartës së investimeve serioze kombëtare dhe prioriteteve buxhetore. “Kjo qeveri nuk i sheh si zona zhvillimi, por si territore të braktisura politikisht,” deklaroi ai, duke shtuar se banorët nuk jetojnë me premtime elektorale dhe prezantime në PoëerPoint. Në fjalën e tij, deputeti Çela kritikoi ashpër edhe dështimin për të konkretizuar projekte kyçe të...