“Venezuela narkoshtet si Shqipëria”, Kalaja: Ja çfarë e lidh Ramën me Maduron
Gazetari Aulon Kalaja shprehet se Shqipëria ka ngjashmëri me Venezuelën. Kalaja ka bërë një paralelizëm mes Maduros dhe Edi Ramës, teksa tha se të dy kanë larguar 1/3 e popullsisë nga vendi. “Dua të bëj një paralelizëm me Shqipërinë. 1/3 e popullsisë së Venezuelës është larguar dhe ky është fakt. Është vendi më i pasur i Amerikës Latine, ndërkohë që ka popullin më të varfër, kemi të bëjmë me diktaturë, një vend i mbuluar nga droga… I them këto sepse janë njësoj me gjendjen e Shqipërisë tani. Në Europë kemi vetëm një vend që i afrohet standardeve të Venezuelës dhe është Shqipëria, si një vend narkoshtet. U kanabizua dhe sot Porti i Durrësit është porta kryesore nga futet kokaina, qoftë edhe nga Venezuela”, tha Kalaja....
Burimi:
sot.com.al