VENDIMI- Qeveria i kalon repartin ushtarak “ KF Partizanit” për 1 Euro, fusha futbolli, palestra dhe pishinë

VENDIMI- Qeveria i kalon repartin ushtarak “ KF Partizanit” për 1 Euro, fusha futbolli, palestra dhe pishinë

FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Këshilli i Ministrave ka miratuar kontratën e qirasë me tarifë 1 euro për kalimin e një reparti ushtarak me hapësirë rreth 12 mijë e 690 metra katrorë tek shoqëria “Partizani” sh.a, me pronar biznesmenin Gaz Demi.  Vendimi përbën një shtesë dhe ndryshim të Vendimit nr.183, datë 9 mars 2016, i cili parashikonte lidhjen e kontratës së qirasë ndërmjet Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, si qiradhënës, dhe shoqërisë “Partizani” sh.a., si qiramarrës. Pasuria në fjalë është pjesë e pronës nr.4, e njohur si “Reparti Ushtarak nr.4030”, e vendosur në rrugën “Myslym Keta”, Tiranë, dhe ndodhet nën administrimin e Ministrisë së Mbrojtjes. Klubi Partizani mund të vijojë me prishjen e dy godinave të amortizuara dhe me ndërtimin e dy fushave, një pishine dhe...